Derbi i Italisë, formacionet e mundshme Juve-Inter: Bremer dhe Vlahovic janë, Inter me 11 më të mirët

Nesër do të luhet një nga sfidat më të bukura dhe më të rëndësishme të Serie A.

Juventus do të presë në shtëpinë e saj një Inter të karikuar dhe me dëshirë të madhe për t’u rikthyer sa më lartë në krye të tabelës.

Juventus vjen nga një moral i dobët dhe një psikologji jo të mirë pas humbjes në mesjavë ndaj PSG-së dhe pamundësisë për të ecur më tej në Champions, por rezultoi me fat për të kaluar në Europa League falë ndihmës së Benfica-s.

Lajmi i mirë për Allegrin është se ka mundur të rikuperojë mbrojtësin Bremer dhe sulmuesin e tyre kryesor, Vlahovic. Gjithashtu titullar shohim edhe Di Maria, i cili me shumë mundësi do ta shohim pas Vlahovic.

Inter nga ana tjetër nuk ka shumë surpriza, përveç faktit se Lukaku pati një fat të keq duke u dëmtuar përsëri dhe nuk do të jetë në dispozicion për zikaltërit të paktën deri në fund të Kupës së Botës. Lajm i mirë për Inzaghin është se ka mundur të rikuperojë Brozovic, ku kroati pritet ta nisë ndeshjen nga stoli për të mos rrezikuar pasi nuk mban shumë minuta në dispozicion pas një periudhe shumë të gjatë dëmtimi dhe rikuperimi, shkruan albeu.com

Edhe pse forma e dy klubeve dhe gjendja morale është e ndryshme, kjo sfidë nuk mund të parashikohet asnjëherë, pasi edhe në formën e tyre më të dobët, në këtë derbi të Italisë prodhojnë një futboll të bukur dhe një ndeshje fantastike./ h.ll/albeu.com