Dëmtohet Sensi, në dyshim pjesëmarrja në Euro 2020

Kombëtarja e Italisë ka marrë një lajm të keq.

Stefano Sensi duket se nuk po mund të kthehet në gjendjen optimale që kishte para lëndimit.

Vetëm dy javë para fillimit të Kampionatit Evropian, Sensi duket se do të marrë lajmin e keq.

Në rast të humbjes së Kampionatit Evropian, Matteo Pessina do të jetë zëvendësuesi i tij në “Euro 2020”.

Italiani ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes në gju, ku edhe selektori Roberto Mancini konfirmoi se ai ka pësuar lëndim dhe gjendja e tij do të qartësohet në orët e ardhshme.


Shtuar 3.06.2021 21:16

Tags: ,