Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

Edon Zhegrova nuk do të kontribuojë ndaj Aston Villas në UEFA Conference League, në ndeshjen që Lille zhvillon të enjten.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur trajneri Fonseca, në konferencë për media para ndeshjes së nesërme.

Numri një i pankinës së Lille u shpreh se sulmuesi shqiptar nuk është gati për shkak të një dëmtimi dhe me gjasë do të rikthehet në fushë pas pak ditësh.