Aksident i rëndë në Vlorë, tre makina bëhen copë, përfundojnë në spital dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes tre makinave mbrëmjen e sotme (30 prill), në rrugën pranë spitalit të Vlorës.

Burimeve të policisë kanë bërë me dije se një prej automjeteve po shkonte me urgjencë drejt spitalit me shpejtësi dhe ka goditur 2 të tjerat.

2 persona kanë mbërritur në spital të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 30.04.2024 22:13