Dëmtimi i Bastonit, Inter konfirmon rezonancën e kryer nga infermieria

Ndeshjen e djeshme Bastoni u largua nga fusha e lojës pasi dëmtoi kaviljen kur ishte në rënie.

Në plan të parë u duk një dëmtim i ashpër dhe Inzaghi bashkë me tifozët u shqetësuan shumë.  Sot në mëngjes ka dalë diagnoza e dëmtimit të talentit italian.

Inter ka konfirmuar pas rezonancës që doli sot.

“Alessandro Bastoni u largua nga fusha e lojës ditën e djeshme ndaj Romës në Kupën e Italisë. Mëngjesin e sotëm iu nënshtura një rezonanceje magnetike për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Nga testet e kryera u konfirmua se Bastoni ka pësuar ndrydhje në kyçin e këmbës. Lojtari do të rivlerësohet ditët në vijim.”

Inzaghi shpreson ta rikuperojë gjigantin e mbrojtjes në ndeshjen ndaj Liverpool-it./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.02.2022 12:33