Dëmtimet e Lukakut dhe Werner, Chelsea mendon rikthimin e Brojës në janar

Chelsea është duke menduar për të rikthyer Armando Brojën në “Stamford Bridge” në janar. Dëmtimet e Lukakut dhe Werner në fitoren ndaj Malmo 4-0 në Champions League kanë detyruar Tuchel ta shohë sulmuesin shqiptar si opsion falë formës majft të mirë që po kalon te Southampton.

Broja në dy ndeshje që ka nisur titullar për ekipin aktual, ka shënuar dy gola, saktësisht përballë Leeds United që i dha fitoren e parë skuadrës së tij dhe përballë Burnley ku Southampton nuk shkoi më shumë se barazimi.

Sipas Goal,  “Blutë” kanë vendosur një klauzolë marrëveshje për Brojën, duke pasur të drejtë të riktheje atë në skuadër në merkaton e janarit.

Në krahun tjëtër, trajneri i Southampton shpreson shumë që kjo të mos ndodhë, pasi dëshiron që të ketë shërbimet e Brojës për një kohë të gjatë në skuadrën e tij. /albeu.com


Shtuar 28.10.2021 08:45