Dëmtim i papritur para Shqipërisë, Spalleti i frikësuar për titullarin e Interit

Nicolo Barella është dëmtimi më i fundit në listën e Italisë. Trajneri Spalleti nuk e fshehu shqetësimin për lojtarin e Interit, ndërsa tha se nga mjekët ka marrë sinjale pozitive para ndeshjes me Shqipërinë.

Jeni i shqetësuar për Barellën? A mund të mos jetë me Shqipërinë? Kush po luan që këto tre vende të shkurtohen?

“Unë u besoj shumë mjekëve të mi dhe ata më thanë se është pothuajse e sigurt që do të jetë në gjendje të shërohet, ne kemi shumë besim. Por më pas duhet të shohim zhvillimin. Meret ndaloi në nxemje, ja ku është një gjë, nesër ndjesia mund të ndryshojë pak, por shkalla e dëmtimit duhet të vlerësohet më mirë nesër”, u shpreh Spalleti.

Kujtojmë se Shqipëria do e hapë Europianin pikërisht në ndeshjen me Italinë. Më 15 qershor ora 21:00 në Dortmund, kuqezinjtë do tentojnë surprizën e parë të Europianit.


Shtuar 5.06.2024 20:23