Francezi, Ousmane Dembele ka refuzuar mundësinë që të ndërprejë kontratën me Barcelonën.
Katalunasit provuan ta shesin francezin në afatin dimëror, duke e ofruar te disa klube angleze dhe ishin në negociata me PSG-në, por nuk arritën marrëveshje.
Kësisoj, Barcelona nuk e do lojtarin në klub dhe ishin gati t’ia pagunin kontratën e mbetur, vetëm që të largohet nga “Camp Nou”.
Sidoqoftë, Dembele ka refuzuar ofertën për largimin nga Barcelona dhe do largohet vetëm në verë, kur kontrata t’i skadon.
Francezi raportohet se preferon që të qëndrojë deri në fundin e sezonit me shpresën që trajneri Xavi t’i jep mundësinë të luajë ndonjë minutë, pavarësisht që ka ndarë mendjen të mos rinovojë./