Makina e parë e drejtuar nga piloti legjendar në një garë të Formula 1, Michael Schumacher, është nxjerrë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar.
Makina e tipit Jordan 191 u drejtua nga Schumacher në garën e Belgjikës në vitin 1991, e cila ishte dhe gara e tij e parë.
Është një nga vetëm shtatë të tilla të prodhuara në botë nga kjo markë.
Në vite, makina ka bërë paraqitje në disa festivale për makina dhe mbetet në gjendje pune.
Interesant është edhe çmim teksa makina e parë e drejtuar nga Michael Schumacher kushton 1.5 milionë euro.