Disa fjalë befasuese nga Rodrigo De Paul të thëna për mikrofonat e “TyC Sports”, ku mesfushori i Atletico Madrid ka folur rreth Kupës së Botës të cilën do aktivizohet me Argjentinën.
“Unë them gjithmonë se nuk dua që Kupa e Botës të fillojë, sepse e di që nuk do të argëtohem. Ka shumë presion, konkurrencë, nervozizëm dhe ankth, gjithçka është shumë e vështirë.
Përpiqem ta shijoj të gjithë procesin, por ndonjëherë e kam të vështirë. Jeton dhe punon i përqndruar dhe kritikat ndonjëherë mund të jenë edhe të dëmshme. Kështu që përpiqesh ta bësh punën tënde në mënyrën më të mirë të mundshme. Më pëlqejnë ndeshjet e para dhe java stërvitore, por kur të fillojë turneu do të jetë e vështirë për mua”, është shprehur De Paul./h.ll/albeu.com