Deklaratë shokuese e Courtois ndaj UEFA-s dhe FIFA-s: Atyre u intereson vetëm paraja

Portieri i Real Madrid ka bërë një akuzë ndaj FIFA dhe UEFA duke thënë se atyre u intereson vetëm paraja.

“Atyre u interesojnë vetëm paratë, nuk duan të dinë asgjë rreth neve lojtarëve. Kemi hasur përherë një kalendar të ngjeshur ku na është dashur të ndeshemi dy herë brënda tre ose katër ditëve. Atyre nuk u intereson gjëndja jonë fizike kur ndeshemi kaq shpesh. Bëhet fjalë vetëm për para duhet të tregohemi të sinqert, unë personalisht dua të tregohem sepse nuk mund ta mbaj më brënda vetes”, shprehet belgu.

Këto kanë qënë disa prej akuzave të cili portieri  ka bërë kundër FIFA dhe UEFA, akuza të cilat janë bërë nga disa lojtarë të ndryshëm tanimë. /albeu.com


Shtuar 11.10.2021 12:27