Debutimi në Champions League, UEFA prezanton Vllazninë e femrave (VIDEO)

Sot në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i grupeve të Champions League për femra.

Shorti nuk ka qenë shumë favorit për ekipin shkodran pasi ka përfunduar në grupin A me Chelsea, PSG dhe Real Madrid.

Përpara këtij shorti, çdo skuadër është prezantuar me një video të shkurtër ku në të shihej qartë edhe Vllaznia. Në krye të këtij klipi nga UEFA, ndodhej mesfushorja Arbenita Curraj.

Në klipin e Vllaznisë shkruhej: “Debutuese në fazën e grupeve”. (Shikoni videon këtu)

Vllaznia fitoi ndeshjen e kthimit kundër Vorskla Poltava me rezultatin 2-1, dhe me shifrat e përgjithshme 3-2 siguroi grupet e Champions League për femra.

Vajzat shkodrane e kërkuan me ngulm fitoren dhe ia arritën në minutat e fundit duke shkruar historinë./ h.ll/albeu.com