Debat publik për “San Siro-n”, presidenti i Milanit: E pamundur dhe e rrezikshme të rinovohet

Tempulli i futbollit “San Siro” nuk do të rinovohet, por do të shembet.

Presidenti i Milanit, Scaroni ka dhënë disa komente lidhur me situatën e stadiumit.

Ai është shprehur se është e pamundur dhe me rrezik të madh që të nis rinvimi i stadiumit të Milanit dhe Interit.

“Ka shumë arsye, por unë do të them një. Si mund të presim 50 mijë persona çdo gjashtë ditë, derisa punimet vazhdojnë?”, tha Scaroni.

“Është e rrezikshme dhe e pamundur. Tjerat klube bëjnë kështu sepse janë vetëm dhe kanë mundësi të luajnë diku tjetër”, shtoi ai.

Milan dhe Inter po bëjnë përgatitjet që të nisin ndërtimin e stadiumit të ri./albeu.com

Shtuar 27.09.2022 14:16