Mbrojtësi Mathijs de Ligt nuk është i kënaqur me minutat e luajtura te Bayerni i Munichut dhe mund të kërkojë largimin.
Kampioni i Gjermanisë së fundmi ka nënshkruar me Eric Dierin, duke e paralajmëruar holandezin që nuk do ta ketë vendin e sigurt titullar.
Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e De Ligt është Manchester United, me trajnerin Erik ten Hag, i cili e njeh në kohën kur ishin te Ajaxi, raporton SkySports, transmeton Klankosova.tv.
Interesim për 24-vjeçarin ka shfaqur edhe Arsenali. Tre javë më parë, The Athletic deklaroi se Arsenali po ndjek 24 vjeçarin dhe është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit holandez.
De Ligt ka kontratë të vlefshme me kampionin gjerman deri në verën e vitit 2027, teksa ka zhvilluar 55 paraqitje deri më tani. /klankosova/