David De Gea mund të forcojë radhët e Barcelonës në verë! Këtë informacion e sjellin mediat e sigurta spanjolle, të cilat theksojnë faktin se kontrata e portierit spanjoll skadon në verën e vitit të ardhshëm.
United po përgatitet për një rindërtim të madh dhe duket se paga prej 21 milionë në vit e De Gea mund të jetë një problem i madh.
Barça është e emocionuar me këtë ide dhe vetë De Gea nuk është kundër idesë së kthimit në atdheun e tij. E sigurt është se, në rast të një transferimi të mundshëm, ish-portieri i Atletico Madridit do të duhej të ulte kërkesat e tij. /albeu.com/