De Bruyne reagon pas dëmtimit në finale, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Kevin De Bruyne ka reaguar pas lëndimit që pësoi mbrëmë.

 

De Bruyne ishte duke kombinuar me pasime me bashkëlojtarin Kyle Walker kur u përplas me mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger.

Përplasja e detyroi belgun të dilte nga loja në një gjendje jo të mirë, pasi fytyra e tij ishte ënjtur. Gjendja e tij nuk dihej, pasi askush nuk e konfirmoi, madje as Guardiola.

Tani, De Bruyne ka treguar gjendjen e tij në një postim në rrjetin social Twitter.

“Çkemi djema, sapo jam kthyer nga spitali”, tha ai.

“Diagnoza ime është një frakturë në hundë dhe pjesën orbitale të fytyrës”, tha De Bruyne.

“Ende i zhgënjyer për rezultatin e mbrëmjes së djeshme, por do të rikthehemi më të fuqishëm”, përfundoi Kevin De Bruyne./


Shtuar 30.05.2021 13:05