Manchester City ia doli ta eliminonte Tottenhamin nga FA Cup me rezultatin 1-0, duke bërë që Pep Guardiola të shijonte fitoren e parë në udhëtim te Spurs pas disa vitesh.
Në tentativën e gjashtë dhe pas 102 goditjeve, Citizens më në fund shënuan një gol dhe fitoi një ndeshje në stadiumin Tottenham Hotspur.
Trajneri Pep Guardiola kishte bërë shaka se kjo arritje ishte një e madhe për skuadrën e tij fituese të tripletës.
Një dozë humori e përjetoi edhe Kevin de Bruyne, kur ishte në bankinën e Man Cityt dhe ajo erdhi nga një tifoz.
“Kev! Flokët tuaj duken të mrekullueshëm!”, ishte fjalia e tifozit, ndërsa mesfushori belg e shikonte me habi atë çfarë i tha.
Natyrisht se De Bruyne e pranoi me humor këtë gjest, derisa shpejt u fokusua tek ndeshja në fushë. /Telegrafi/