Holanda i dha fund në mënyrë surprizë Kampionatit Europian, pasi u eliminua nga Republika Çeke në fazën e 1/8-ave, ndërsa trajneri Franck De boer nuk e fshehu zhgënjimin për disfatën e “tulipanëve”.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku holandez tha se të tijtë ishin më të mirët në fushë deri kur mbetën me një lojtar më pak dhe theksoi se ishin pikërisht episodet ato që vendosën fatin e takimit.
“Ishin kundërshtarë të vështirë, por deri në momentin që mbetëm me 10 futbollistë, pata ndjesinë që ne ishim më të mirët në fushën e lojës. Dumfries “flirtoi” me golin disa herë në pjesën e parë, ndërsa Malen humbi një rast flagrant dhe nga ai moment erdhi edhe kartoni i kuq. Më vjen keq që eliminohemi në këtë mënyrë, pasi ndeshja u vendos nga episodet, që sot për fat të keq nuk i patëm në favorin tonë”, tha De Boer.