Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen e artë për Kosovën.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe babai i tij, Anton Cena në rrjetet sociale.

Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe talentit të tij, por edhe i punës së palodhshme pas tij.

Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Driton Kuka, arkitekt i shumë kampionëve shqiptarë, si dhe për kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, e cila ka dhënë kontribut të çmuar si mentore dhe frymëzim për Dardanin”, shkruan Anton Cena, babai i tij.

Ky kampionat është mbajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë.


Shtuar 13.09.2025 19:44