Dani Alves merr numrin e Andres Iniestas (VIDEO)

Dani Alves do ta veshë fanellën me numrin tetë pas rikthimit te Barcelona.

Këtë numër për shumë vite e barti Andres Iniesta, që ka shkuar historinë me katalunasit.

Braziliani është përforcimi i parë i epokës së Xavit.

Mbrojtësi i krahut do të jetë i lidhur me klubin katalanas deri në fund të sezonit, por është e qartë që nuk do të mund të zbresë në fushë deri në janar, shkaku se kur ka shkëputur kontratën me klubin brazilian, ishte mbyllur merkato. Për këtë arsye ai do të zhvillojë një fazë parasezonale që do të zgjasë një muaj e gjysmë.

Barcelona ka njoftuar se mbrojtësi do të prezantohet të mërkurën.

Ashtu si në rastin e prezantimit të Xavit, do të jetë një ngjarje e hapur në “Camp Nou”, ku pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm tifozësh (ora 14:00).

Alves nis në këtë mënyrë fazën e tij të dytë si futbollist “blaugrana”.

Ai e ka veshur fanellën e Barçës midis sezoneve 2008-09 dhe 2015-16.


Shtuar 16.11.2021 22:16