Dani Alves ka një mesazh për tifozët e Barcelonës

Dani Alves është rikthimi i bujshëm në “Camp Nou”. Menjëherë pasi është  rikthyer si lojtari më i ri i Barcelonës që duhet të presi 1 janarin për t’u transferuar zyrtarisht, ai ka reaguar në rrjetet sociale duke iu dhënë një mesazh të gjithë tifozëve të blaugranave.

Alves ishte një dëshirë e Xavi Hernandez i cili e dëshironte mbrojtësin në skuadrën e tij për te sjellë një frymë fituese në klub.

Mbrojtësi brazilian është shprehur shumë i lumtur për këtë rikthim në shtëpinë e tij pas 5 vitesh larg saj.

“Përshëndetje. Jam këtu në Barcelonë, jam këtu me ju. Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi. Shpresoj të takohemi së shpejti. Le ta shijojmë dhe rindërtojmë këtë skuadër që e duam të gjithë. Ju puth”, ka thënë Alves./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.11.2021 17:26