Dalin detaje të reja, Interi i detyrohet edhe 55 milion euro Man United për Lukakun

Romelu Lukaku është bërë protagonist i lajmeve të sportit në të gjithë Evropën shkaku i interesimit të Chelseat.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Interi ia ka ende borxh Manchester United 55 milionë euro nga blerja e Lukakut i cili erdhi në “Giuseppe Meazza” dy sezone më parë.

Manchester United në fakt ka të drejtë të përfitojë një përqindje nga shitja e belgut, përkatësisht 4% ose 5% në rast se Lukaku shitet.

Kjo shumë nuk është e paktë, pasi në rast të shitjes së Lukakut tek Chelsea për 120 milionë, United do të merrte 5 milionë nga përqindja dhe 55 milionë të borxhit të Interit.


Shtuar 4.08.2021 17:06