Pas suksesit 2–1 të Shqipërisë kundër San Marinos, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve, Mirlind Daku foli për mediat dhe komentoi ndeshjen e kuqezinjve.
Të lidhura
None found
Sipas sulmuesit, kjo përballje duhet t’i shërbejë ekipit si mësim për të mos e konsideruar asnjë rival të lehtë. Ai theksoi se të gjithë lojtarët duhet të jenë të përqendruar në maksimum gjatë gjithë takimit.
Daku shpjegoi edhe arsyen pse mori topin në momentin e penalltisë së Asllanit. Ai tha se veprimi kishte për qëllim të hutonte kundërshtarët, në mënyrë që ata të mos i flisnin Asllanit.
Sa i përket bashkëpunimit me Manajn, Daku u shpreh se të luash me të është gjithmonë e lehtë, ndërsa shtoi se dyshes i duhet vetëm pak më shumë kohë për t’u përshtatur në fushë.
“Secili e ka mundësinë e tij dhe rëndësi ka që arritëm të fitonim. Kur godita, lojtari kundërshtar ma bllokoi topin. Edhe mënyra si e mora topin nuk ishte më e mira”, deklaroi Daku.
