Çuna vëmendje! Eva Murati është single dhe ky është “kushti” për partnerin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Siç është dhe ajo shprehja, kështu si nga Kina, Eva Murati na tregoi se është ‘single’ dhe zemrën e ka bosh. E njohur ndryshe dhe si vajza e memeve, moderatorja ndau një të tillë në të cilën shkruhej: “Kam një shoqe beqare shumë të këndshme, por pa fat në dashuri. Ju lutem kërkojmë ndihmën tuaj duke qenë se jeni faqe me shumë ndjekës. Ajo ka një kusht të veçantë: kërkon të lidhet vetëm me një shigjetar. Ps: vajza është 24-vjeç”.

Pas kësaj fotojë, Eva ka shtuar vetëm 2 fjali: “I them shoqeve të mia të mos bëjnë më publike çfarë diskutoj në privatësi. I dua shigjetarët”.

Pra u kuptua apo jo? Jo vetëm që është ‘single’, por e ka te qartë se çfarë shenjë horoskopi duhet të jetë i dashuri. Një shigjetar pasi i do ata.


Shtuar 26.06.2021 15:54