Cristiano Ronaldo te Sporting? Reagon presidenti i klubit portugez

Është përfolur sikur Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te ish-klubi i tij, Sportingu i Lisbonës.

Për këtë, presidenti i klubit portugez, Frederico Varandas, ka reaguar për herë të parë rreth këtyre thashethemeve për një kalim të mundshëm të Ronaldos në Sporting.

“Kthimi i Cristiano Ronaldos? Nuk ka pasur asnjëherë asgjë! Që nga fillimi i sezonit, trajneri ynë është masakruar në çdo konferencë shtypi në lidhje me këtë gjë duke u pyetur nga gazetarët, janë thjesht thashetheme. Kjo është një çështje e përfunduar. Të gjithë ëndërrojnë rikthimin e tij, por ne nuk kemi para për t’i paguar pagën”, është shprehur presidenti i Sporting./h.ll/albeu.com