Cristiano Ronaldo është 37 vjeç, por sulmuesi i Manchester United shpreson të vazhdojë të luajë futboll edhe për katër ose pesë vjet të tjera.
Lojtari portugez ka pasur shumë kritika këtë sezon, pavarësisht se ka shënuar 15 gola në 29 ndeshje për United në të gjitha garat.
“E di që nuk ka shumë vite përpara se të ndaloj së luajturi, shpresoj edhe katër apo pesë, por shpresoj të vazhdoj të fitoj gjëra”, tha Cristiano Ronaldo gjatë një interviste për DAZN.
“Jeta ime ka qenë një udhëtim shumë i bukur. Unë kam lënë gjurmë kudo që kam qenë. Nuk mendoj se ka ndonjë lojtar në histori që mund të arrijë këtë gjë.
“Duhet të jesh inteligjent dhe të thuash që kur je 8 vjeç, 20 apo 25, nuk është njësoj si të jesh 35. Kjo është pjekuria, përvoja, inteligjenca për të kuptuar që ndoshta humb disa gjëra, por merr gjëra të tjera.” / h.ll/albeu.com