Cristiano Ronaldo mund të ishte lojtar i Lyon, ja si dështoi transferimi

Mund të mos e besoni, por është e vërtetë. Cristiano Ronaldo mund të ishte lojtar i Lyon.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-lojtari Tony Vairelles, i cili ka befasuar me deklaratën e tij se ylli portugez mund të kishte firmosur me klubin francez në kohën kur sulmuesi luante në radhët e Sportingut në Portugali.

Sipas asaj që rrëfen 44-vjeçari, gjithçka ka ndodhur kur ai ishte lojtar i Lyon, në vitin 2003. Në atë kohë ish-sulmuesi nuk kishte besimin e trajnerit të tij, dhe për këtë arsye mendoi një shkëmbim në të cilin ishte përfshirë edhe skuadra portugeze. Sporting dëshironte shërbimet e tij dhe mendonte të përfshinte në operacion dy lojtarë, midis të cilëve ishte edhe emri i Cristiano Ronaldo.

“Lyon dëshironte një transferim. Klubi donte të më shiste, pasi më kishte mbetur edhe 1 vit në kontratë. Nuk dëshirontë një bashkëshkëmbim, por vetëm para” thekson Vairelles. Në fund Lyon vendosi të shesë Vairelles në “Stade Reims”. “Mendoj se tani Lyon do të jetë penduar shumë për këtë zgjedhje” – përfundon ish-lojtari. Cristiano Ronaldo në kohën kur ishte te Sporting shkëlqeu me talentin e tij dhe në vitin 2003 agjenti i tij, i siguroi transferimin te Manchester United, me trajnerin Sir Alex Ferguson që ishte impresionuar nga cilësitë e portugezit.


Shtuar 1.07.2021 13:29