Ish-sulmuesi argjentinas Hernan Crespo vlerëson se ata që e kritikuan Gennaro Gattuson për punën me kombëtaren italiane duhet të pranojnë se gabuan dhe t’i kërkojnë falje. Gattuso u largua nga drejtimi i Italisë pas disfatës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në Zenica, ndërsa tani Lazio kryeson Serie A nën drejtimin e tij.
Në një bisedë me Gazzetta dello Sport, Crespo tha se skuadra e Lazios e ka fituar me meritë vendin e parë në renditje.
None found
“Tetë fitore dhe vetëm një barazim: çfarë mund të bënte më tepër? Ata që e gjykuan për periudhën me kombëtaren duhet të ndryshojnë qëndrim dhe t’i kërkojnë falje. Megjithatë, futbolli është një botë e çuditshme”, u shpreh argjentinasi.
Gattuso dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Italisë në prill, pasi Azzurrët u mundën nga Bosnja dhe Hercegovina me penallti në Zenica, në ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës. Më pas ai mori drejtimin e Lazios, pas largimit të Maurizio Sarrit te Atalanta.
Crespo, i cili e konsideron Gattuson mik, tha se nuk e kishte parashikuar që Lazio të dilte e para, por shtoi se skuadra mund të synojë edhe titullin.
“Pse jo? Në grup është krijuar një kimi e veçantë dhe jam i bindur se kjo lidhet me Rinon. Gattuso di të fitojë dhe, mbi të gjitha, i njeh cilësitë që duhen. Para taktikës dhe teknikës vjen ana psikologjike: nëse mendja nuk është në vendin e duhur, nuk shkon askund.”
Crespo shtoi se Gattuso përqendrohej te mentaliteti i lojtarëve dhe punonte me ta me këmbëngulje, si një çekiç. “Kur ke një njeri të tillë në krye, përpiqesh me çdo mënyrë ta bësh krenar. Lojtarët e tij do të hidheshin në zjarr për të”, përfundoi ish-ylli i Lazios, Interit dhe Milanit.
FIFA ka bërë të ditur se tri kandidatura janë paraqitur nga federatat anëtare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat…
Paris Saint-Germaini është futur fuqishëm në garën për transferimin e mbrojtësit kroat Josko Gvardiol, i cili mund të largohet nga…
Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e…
Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur…
Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,…
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025.…