CR7 kërkon një ekip, Nagelsmann: Normale Mendes provon, ai merr 10% të pagës së portugezit

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayern Munich, është pyetur për thashethemet që prej javësh po afrohen me Cristiano Ronaldon si me bavarezët ashtu edhe me Borussia Dortmundin.

Këto janë fjalët e tij në konferencën për shtyp: “Unë mendoj se Mendes merr 10% të pagës vjetore të Cristiano Ronaldos, kështu që ai mund të bëjë disa telefonata.

Është pjesë e punës së tij të përpiqet ta vendosë atë, edhe pse Cristiano aktualisht është nën kontratë me Manchesterin United. Ai është një lojtar i mirë, ai ka shënuar shumë në karrierën e tij dhe ka gjasa të vazhdojë të shënojë. Megjithatë, ai nuk është shumë i ri dhe kjo ka një ndikim. Mendoj se shumë ekipe do të dëshironin të kishin CR7 në skuadër, por për 15 klube në Bundesligë do të ishte e vështirë të paguante pagën e tij vjetore”. /albeu.com/

Barça Universal on Twitter: "? — Jorge Mendes (Cristiano's agent): "Messi's Ballon d'Or is an injustice. Cristiano would have won if he played for Madrid." [el chiringuito] https://t.co/jggOXgaezs" / Twitter


Shtuar 20.08.2022 17:51