Ralf Rangnick hedh ujë në zjarrin e Manchester United.
Trajneri i Djajve të Kuq , i cili foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Leeds, mohoi zërat për zënkën e pretenduar mes Cristiano Ronaldos dhe Harry Maguire për shiritin e kapitenit:
Të lidhura
None found
“Unë nuk kam folur kurrë me lojtarët. Nuk ka qënë kurre problem për mua. Magiure është kapiteni ynë dhe do të mbetet kapiteni ynë në të ardhmen. Nuk jam aspak i frustruar sepse e di që nuk është e vërtetë, ajo që është shkruar është e rremë. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është përmirësuar shumë javët e fundit”, deklaroi ai. /albeu.com/
