Coutinho prej kohësh jashtë planeve, Barcelona gati ta huazojë sërish

E ardhmja e Philippe Coutinho duket gjithmonë e më larg Barcelonës. Dëmtimet e shumta kanë kushtëzuar formën fizike të futbollistit, çka ka detyruar drejtuesit e klubit të mendojnë largimin e lojtarit që gjatë merkatos së Janarit.

Aktualisht 29-vjeçari, i cili iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 nga Liverpooli, ka pasur oferta nga klube të kampionit anglez si Arsenal e Tottenham, por asnjëra prej tyre nuk ka treguar gatishmërinë të paguajë çmimin e vendosur nga Barcelona.

Në këto kushte, klubi katalan mund të pranojë edhe një huazim të Coutinhos në janar, madje duke paguar vetë një pjesë të rrogës së lojtarit, që duket se është edhe pengesa më e madhe për të gjithë skuadrat që kanë interes për shërbimet e tij.


Shtuar 27.09.2021 13:16