Coutinho i vendosur të bind Xavin

Philippe Coutinho është një nga lojtarët që vazhdon të krijojë diskutime tek Barcelona, për arsye të performances së tij.
Megjithatë, Coutinho nuk ka ndërmend të largohet nga klubi spanjoll sidomos tani që në krye të ekipit është Xavi Hernandez. 29-vjeçari iu bashkua katalanasve në vitin 2018 kur u transferua nga Liverpooli për 124 milionë euro një shumë tepër e lartë e shpenzuar nga Barcelona.

Mesfushori nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij me fanellën e Barcelonës, që sezonin 2019-2020 e huazuan atë te Bayern Munich, të cilët në përfundim të sezonit nuk pranuan të blejnë përfundimisht kartonin e brazilianite sepse performance e tij la për të dëshiruar. Largimi i Ronald Koeman mund të hapë një dritare për Coutinho, i cili ka vendosur të mos largohet dhe të luftojë për një vend në formacionin e Xavit, i cili do të vlerësojë vetë çdo lojtar./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.11.2021 13:12