Coutinho i ka ngelur në derë Barcelonës, brazilianin nuk e do njeri

Barcelona ka bërë deri tani 4 goditje në merkato dhe pritet të afrojë sërish 2 të tjerë, por gjithashtu duhet të shesë për të shfryrë grupin aktual të lojtarëve. Janë disa futbollistë që nuk janë në planet e Koemanit dhe njëri prej tyre është Coutinho, i cili është kthyer në një problem të madh.

Braziliani po rikuperohet nga një dëmtim që e la më shumë jashtë sezonin e kaluar dhe nuk ka asnjë ekip që dëshiron ta afrojë për sezonin e ardhshëm. Lojtari edhe për efekt bilanci duhet të shitet, teksa ofertat konkrete mungojnë dhe rreziku që ai të qëndrojë është i madh, por as nuk mund të luajë, pasi Koeman nuk e sheh si titullar.


Shtuar 24.06.2021 14:05