Portieri i Real Madridit, Thibault Courtois, ka folur për mundësinë e fitimit të Topit të Artë.
Portieri nuk ka asnjë shans për të fituar këtë çmim, veçanërisht nëse ai është në të njëjtin ekip me Benzema. Mund të arrij [në votim], por është e vështirë të fitosh.
Gjëja e rëndësishme për mua është se kur u ktheva në dhomën e zhveshjes [pas finales së Ligës së Kampionëve], të gjithë thërrisnin emrin tim. Kjo është më e vlefshme se çmimet individuale”, tha portieri. /albeu.com/