Courtois futbollisti i radhës që reagon pas largimi të Zidane: Ka qenë një nder të kem trajner një legjend si ti

Thibaut Courtois ka reaguar në rrjetin e tij social, instagram, mbi largimin e Zinedine Zidane.

Lojtari që luajti më së shumti nën urdhrat e Zidane është pikërisht portieri Courtois, i cili ka disa fjalë për Zidane.

“Ka qenë një nder që të kem një legjendë si ti si trajner. Faleminderit për atë që më keni mësuar, për besimin që keni pasur gjithmonë tek unë dhe për atë që kemi fituar së bashku Zidane. Shpresojmë të takohemi përsëri. Unë ju uroj më të mirat juve”, shkruhet mes tjerash.

Zidane do të largohet nga Real Madrid për herën e dytë, pasi fillimisht u largua në sezonin 2017/18.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thibaut Courtois (@thibautcourtois)


Shtuar 27.05.2021 12:41