Correa i Interit, sonte kryen testet mjekësore në Milano

Pas shumë negociatave Inter ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e Joaquin Correas.

Kampionët e Italisë do ta marrin futbollistin në formë huazimi për një vit me obligim blerje më pas për 30 milionë euro plus 1 milionë të tjera në formë bonusesh.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, sulmuesi sonte do të arrijë në Milano ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore më pas do të zyrtarizohet te ‘Nerazzurët’.

Argjentinasi, do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2025, me pagë 3.5 milionë euro në sezon.

Correa është sulmuesi i dytë që transferohet në ‘Giussepe Meazza’ këtë verë pas Edin Dzekos.


Shtuar 25.08.2021 17:56