Coman: E ardhmja? Kam opsione të ndryshme

Kingsley Coman nuk mendon shumë për të ardhmen e tij edhe nëse sugjeron se do të dëshironte të qëndronte në Bayern Munich.

Për momentin dua ta përfundoj mirë këtë sezon dhe të jap gjithçka. Pastaj do të shohim, ka disa opsione. Ne kemi pasur bisedime me menaxhmentin sigurisht, klubi do të vazhdojë të flasë me agjentët e mi, ndoshta do të kam lajme së shpejti. Gjithmonë kam dashur të luaj. për një klub të madh. Bayerni është një nga klubet më të mira dhe më të mëdha në botë. Është vendi ku kam luajtur më gjatë deri tani dhe jam shumë mirënjohës që jam këtu“, ka thënë francezi.

Kujtojmë që e ardhmja e Coman u vu në diskutim edhe në mërkato e verës që lam pas, por në fund anësori vendosi të qëndrojë në bavari. /albeu.com


Shtuar 7.12.2021 15:13