Cole: Ibrahimovic ka dy personalitete, në dhomat e zhveshjes ishte kokulur

Ashley Cole deklaroi për  Zlatan Ibrahimovicc, i cili sipas anglezit  ka dy personalitete dhe se ndryshon krejtësisht kur del para gazetarëve.

Mbrojtësi luajti me suedezi te LA Galaxy, gjatë viteve 2018 dhe 2019.

40-vjeçari ka folur për kohën e Ibrahimovic te skuadra amerikane, ndërsa bëri të ditur se suedezi ishte shumë i sinqertë me shokët e skuadrës.

“Ai i ka dy personalitete. Me ne në dhomat e zhveshjes ishte i shkëlqyer, i qetë, kokulur. Por, para mediave ai ishte Zot”, ka thënë Come.

“Ka pasur edhe momente kur ai vinte në dhomat e zhveshjes dhe iu thoshte lojtarëve se e keni prekjen e topit të gabuar, nuk mund të vraponi, jeni të ngadalshëm. Personaliteti i tij para gazetarëve ndryshonte”, theksoi Cole.

Cole ishte kapiten te LA Galaxy dhe ka treguar se Ibrahimoviqi një herë e ka konfrontuar atë.

“Ai një herë i ngriti duart lartë dhe mu drejtua mua. Dhe unë i thash që t’i ulte duart dhe isha shumë serioz në atë moment, sinqerisht”, ka treguar Cole. /albeu.com/


Shtuar 10.09.2021 09:04