“Çmendet” Rey Manaj, shënon 3 gola për 36 minuta në Turqi (VIDEO)

Pas golit që shënoi në fundjavë në kampionat, Rey Manaj ka realizuar sot një tripletë në Kupën e Turqisë.

Sivasspor fitoi 4-0 kundër Hopaspor, me sulmuesin lushnjar që realizoi tre golat e skuadrës së tij në pjesën e parë.

Manaj zhbllokoi takimin në minutën e 6-të me një goditje të fortë dhe të bukur me të djathtën.

Dyfishimi erdhi në minutën e 35-të, moment kur sulmuesi gjeti saktë cepin e portës kundërshtare.

“Tris”-i u kompletua pas 7 minutash, me Manajn që përfitoi nga një grushtim i portierit kundërshtar për të dërguar topin në rrjetë.

Sivasspor siguroi kualifikimin në raundin e 1/32-ve në Kupë, teksa në Superligën turke mban vendin e dhjetë pas javës së dhjetë.

Manaj firmosi gjatë gushtit deri në 2026 me klubin turk, dhe deri tani numëron 2 gola në kampionat dhe 3 të sotshmit në Kupë.


Shtuar 2.11.2023 16:29