Çmendet komentatori, ofendon rëndë kapitenin e Besiktas: Është i shëmtuar, nuk duhet të luajë (VIDEO)

Në ndeshjen mes Besiktas dhe Ajax që luhej në Champions League sfidë që përfundoi me shifrat 1-0, pati edhe një episod që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Komentatori Sierd De Vos i njohur në televizionin holandez ka ofenduar kapitenin e skuadrës turke të Besiktas.

Në momentin që Demagoj Vida po shkëmbente flamujt me kalogun e tij të Ajax Tadic, komentatori është shprehur se lojtari nuk duhet të luajë sepse është i shëmtuar dhe se ka fëmijë që po shikojnë ndeshjen.

“Vida nuk duhet të lejohet të luajë në këtë kohë sepse është shumë i shëmtuar, dhe tani fëmijët po shohin televizor. Prandaj Besiktas duhej të paguante dhe të kërkonte leje speciale që Vida të luajë”, komentoi holandezi.

 

 


Shtuar 25.11.2021 14:04