“Çmenden” tifozët e Lens, tentojnë ta kthejnë stadiumin në arenë boksi: I sulen atyre të Lille(VIDEO)

Tifozët e skuadrës franceze, Lens kanë pushtuar fushën pasi kanë kërkuar t’i qërojnë hesapet apo të masin forcat me rivalët e Lille gjatë ndeshjes së Ligue 1.

Lens dhe Lille luajnë mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligue 1, takim i cili ka filluar nga ora 17:00.

Pjesa e parë e një takimi shumë të luftuar ka përfunduar pa gola (0-0).

Megjithatë, pas përfundimit të pjesëve ishin tifozët që kanë vjedhur vëmendjen dhe shfaqjen.

Tifozët vendas të Lens kanë pushtuar fushën duke dashur të konfrontohen me rivalët e Lille.

U desh ndërhyrja e policisë dhe sigurimit të ndeshjes për të qetësuar situatën dhe për të mos lënë ndonjë eksalim të mundshëm.

Ndeshja rifilloi vetëm pas qetësimit të situatës dhe u mor vendim që në rast ripërsëritje, ndeshje të anulohet.

Skenat që krijuara në stadiumin Stade Bollaert-Delelis po cilësohen si të çmendura dhe kanë pushtuar rrjetet sociale.


Shtuar 18.09.2021 20:46

Tags: , ,