City synon ta mbyllë punën me Gvardiol deri në fundjavë

Josko Gvardiol është gjithnjë e më afër Manchester Cityt.

Qendërmbrojtësi kroat i Leipzigut pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola në edicionin 2023/24, por ende mungon zyrtarizimi.

Mediumi britanik “The Times” shkruan se kampionët e Anglisë dhe të Evropës synojnë ta transferojnë sensacionin e Botërorit të fundit deri në këtë fundjavë maksimumi.

Madje, “Citizens” shpresojnë ta kenë në dispozicion lojtarin para sfidës së të dielës në Community Shield kundër Arsenalit.

Gvardiol, i cili që nga fillimi i korrikut ishte afër largimit nga Leipzigu pikërisht për Cityn, e ka një marrëveshje me klubin anglez.

Por, “Qytetarët” nuk po mund ta arrijnë ende marrëveshjen me klubin gjerman, i cili për ta liruar lojtarin po i kërkon mbi 100 milionë euro.


Shtuar 2.08.2023 15:02