Cilësoi veprimet e Xhakës ndaj Serbisë si turp, aktivistja Zana Avdiu merr kërcënime të rënda

Aktivistja nga Kosova, Zana Avdiu, ka reaguar në mënyrë të revoltuar nga veprimet e Granit Xhakës ndaj lojtarëve të Serbisë, sidomos ai veprimi ku kapiteni i Zvicrës u tregoi organin gjenital lojtarëve serbë. Avokati Arianit Koci ka publikuar disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu.

”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë  vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu. Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj. Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt”, shkruan fillimisht Koci.

“Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar. Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh”.

“Krijohet klimë e linçit publik. Pas  kësaj shpesh, pasojnë edhe veprimet konkrete. Prandaj, tash po shkojme në Polici me i denoncuar të gjitha kërcënimet”./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2022 12:55