Cikli i Tite përfundoi, Brazili tani ëndërron misionin e pamundur në krye të kombëtares

Pasa gjashtë vitesh dhe dy zhgënjimesh në kampionatin botëror, cikli i Tite në krye të Brazilit ka përfunduar.

Trajneri, në krye që nga viti 2016 me gëzimin e Kupës së Amerikës në 2019, konfirmoi vendimin për t’u larguar pas eliminimit ndaj Kroacisë me penallti në Katar 2022.

“Zgjedhje e bërë më shumë se një vit e gjysmë më parë”, ka qenë komenti i trajnerit më jetëgjatë në krye të Brazilit. Tani koha është që të kërkojnë një trajner tjetër dhe ëndrra e federatës braziliane dhe e një kombi të tërë është Pep Guardiola.

Mision pothuajse i pamundur sepse trajneri spanjoll sapo ka rinovuar me Manchester City deri në vitin 2025 dhe ka një pagë tepër të lartë për arkat e federatës braziliane, më shumë se 20 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 09:36