Neymar synon historinë, ndaj Kroacisë mund të thyejë rekordin e Pele

Në orën 16:00, Kroacia do të përballet ndaj Brazilit në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kjo mund të jetë ndeshja e Neymar, pasi ylli i Brazilit dhe PSG-së mund të thyejë një rekord historik.

Nëse ai shënon sot dy gola, do të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit dhe do të bëhej absolutisht i paarritshëm për një kohë të gjatë.

Pele ndodhet në vendin e parë me 77 gola, Neymar i dyti me 76 gola, ndërsa të tjerët janë lojtarë që sot nuk luajnë më futboll si Ronaldo Nazario (62 gola), Romario (55 gola) dhe Zico (48 gola), Bebeto (39 gola), Rivaldo (35 gola), Ronaldinho (33 gola). Pra, praktikisht nëse Neymar do të thyejë sot rekordin e të madhit Pele, atëherë do të jetë shumë e vështirë për një kohë të gjatë që dikush ta barazojë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.12.2022 15:06