Cikalleshi do të largohet nga Konyaspor, pak ditë nga zyrtarizimi në ekipin e ri

Sokol Cikalleshi do të mbyll bashkëpunimin me Konyaspor. Sulmuesi shqiptar ishte larg shkëlqimit të dikurshëm pas përplasjes me drejtuesit e klubit për rrogat e prapambetura.

Kështu sulmuesi ka mbetur jashtë listës së ekipit dhe për ndeshjen e sotme kundër Sivaspor. Sipas raportimeve nga Turqia, Cikalleshi pritet të largohet dhe të transferohet në një skuadër tjetër elitare në Turqi, teksa transferimet në këtë vend mbyllen në 10 shkurt. /Sport Ekspres/


Shtuar 7.02.2024 17:27