Cikalleshi befason në fundin e merkatos, lë Turqinë për Arabinë Saudite

Sokol Cikalleshi ka surprizuar jo pak me vendimin e tij për tu larguar nga Turqia. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka vendosur të largohet nga Konyaspori, teksa ka vendosur të provojë një eksperiencë të re në Arabinë Saudite.

Në fakt, Cikalleshi mbetet në pronësinë e klubit turk, Konyaspor, mirëpo do të kalojë në klubin arab, Al Khaleej vetëm me anë të formulës së huazimit e cila do të ketë një kohëzgjatje prej një viti.

Në sezonin e kaluar, Al Khaleej u shpall kampion në Divizionin e parë të Arabisë dhe me transferimin e Cikalleshit kërkon të tentojë surprizën edhe në elitë, aty ku përballë do të ketë edhe klube si kampionët e Al-Hilal apo Al-Ittihad e Al-Nassr. Në sezonin e kaluar, sulmuesi i kuqezinjve ia doli të shënonte 10 gola si dhe të shërbente dy asiste për shokët e skuadrës tek Konyaspor.


Shtuar 22.08.2022 19:41

koment