Sokol Cikalleshi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka dhuruar asist në fitoren 1-0 të Konyaspor ndaj Ankaragucu, në sfidën e kampionatit.
Cikalleshi shërbeu mirë për Prip, me këtë të fundit që shfrytëzoi në maksimum pasin e tij. Për 33 vjeçarin kuqezi ky është një edicion mjaft i mirë në Superligën turke, ku ka realizuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë.
Futbollisti e njëh mirë kampionatin e këtij vendi, pasi më parë është aktivizuar te Basaksehir, Akhisarspor, Ankaraspor, apo edhe Goztepe. Gjithashtu, ai ka luajtur në Kroaci për RNK Split dhe Arabi për Al-Khaleej. /balkanweb/