Christophe Galtier trajneri i PSG-së, klubi francez zyrtarizon gjithçka

Pak çaste më parë, PSG zyrtarizoi largimin e Mauricio Pochettino.

Tashmë, klubi francez ka zyrtarizuar direktë trajnerin e tyre më të ri, Christophe Galtier. Kontrata e tij do të jetë deri më 30 qershor 2024.

Ai gjithashtu dha edhe një konferencë për shtyp, ku preku edhe temën e Neymar.

“Ai është një lojtar i klasit të lartë botëror, do të doja ta kisha në ekipin tim.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.07.2022 14:37