Chiesa dëmtohet ndaj Romës, rrezikon finalen e Superkupës

Federico Chiesa ka dalë i dëmtuar dje nga fusha në sfidën ndaj Romës.

Anësori italian është zëvendësuar në minutën e 32-të nga Kulusevski pasi pësoi një dhimbjeje në gju.

Situata do të vlerësohet pasi ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi.

Juventus ndjehet në ankth pasi të mërkurën kanë supersfidën ndaj Inter-it për finalen e Superkupës së Italisë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.01.2022 09:20